Zëvendëskryeministri në detyrë, Besnik Bislimi, priti në takim gjatë ditës së sotme drejtorin e departamentit për Evropë në ministrinë e Punëve të Jashtme të Holandës, Erik Weststrate, i cili shoqërohej dhe nga ambasadorja e Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Zyra e Kryeministrit njofton se së bashku diskutuan mbi aktualitetin në vend dhe rajon, përcjell Arbresh.info.
Bislimi shprehu angazhimin e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe hapat e rëndësishëm të ndërmarrë nga Kosova në këtë rrugëtim.
Duke i uruar qëndrim të frytshëm e produktiv në vend, Bislimi e falënderoi Weststrate për takimin dhe bisedën e sotme si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Holandës ndaj Kosovës./Arbresh.info

Fisnik Asllani flet për golin e bukur, humbjen ndaj Mainz 05...
LVV: Pashkët na rikujtojnë fuqinë e shpresës, ringjalljes dh...
Këngëtari shqiptar bëhet baba për herë të parë
Një i dyshuar në kërkim, pas të shtënave me armë pranë Shtëp...
Çfarë dihet rreth operacionit për shpëtimin e pilotit amerik...
Zjarr në një apartament në Tiranë