Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e komunës së Zubin Potokut, Izmir Zeqiri.
Me anë të një postimi në Facebook, Sveçla bëri të ditur se është nënshkruar një marrëveshje e përbashkët që mundëson shërbime të reja për qytetarët, përcjell Arbresh.info.
“Pas një takimi të frytshëm me Kryetarin e Komunës së Zubin Potokut Izmir Zeqiri, nënshkruam marrëveshjen e përbashkët përmes së cilës do të mundësojmë shërbime të reja e efikase për qytetarët tanë, personel shtesë dhe hapësira të mjaftueshme pune për ta, në kuadër të aneksit të objektit të Komunës së Zubin Potokut që tashmë i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme”, ka shkruar Sveçla.
“E falënderoj Kryetarin z. Zeqiri për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm që të ofrojmë mundësi dhe shërbime në çdo kohë për të gjithë qytetarët tanë pa dallim”, shkroi Sveçla./Arbresh.info
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin