Liria ka arritur të shënoj një fitore të madhe ndaj rivalit direkt për inkuadrim në Superligë, Trepçës ’89, në kuadër të xhiros së 22-të në Ligën e Parë, grupi A.
Prizrenasit triumfuan në “Riza Lushta” me rezultat 0-1, shkruan Arbresh.info.
Goli i vetëm në këtë sfidë u shënua në minutën e 52-të nga Dijar Nikqi.
Deri në fund të takimit mitrovicasit u munduan ta barazojnë rezultatin por nuk arritën dot. Në një moment “xehetarët” kërkuan edhe penallti por i të njëjtit mendim nuk ishte edhe gjyqtari i takimit.
Kështu me këtë fitore Liria arrin në kuotën e 40 pikëve, aq sa ka edhe Trepça ’89 dhe Vëllaznimi ku pritet një luftë e fortë për pozitën e dytë, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro deri në fund.
Ndeshjen e radhës Liria e luan në shtëpi ndaj Mitrovicës, kurse 89-shi takohet me Trepçën në derbin lokal./Arbresh.info

Ministri shqiptar në Bruksel: Zgjerimi i BE-së është garanci...
Cilat janë propozimet e Iranit refuzoi që Trump si të papran...
Konjufca në Bruksel: Kosova kërkon status kandidat në BE dhe...
Tri vjedhje të rënda brenda një dite në Kosovë, cak stolitë ...
Të shtëna në Kamenicë, një person plagoset dhe dy arrestohen
BE e Ballkani Perëndimor mblidhen në Bruksel, dialogu Kosovë...