Policia e Kosovës njofton se në kuadër të aktiviteteve sipas planit ROADPOL apo “Kontrollimi i shpejtësisë”, është identifikuar një automjet i cili në zonën 100 km/h ka zhvilluar shpejtësi 241 km/h.
Në njoftim thuhet se policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit ku në fokus ka qenë kontrollimi i shpejtësisë, transmeton Arbresh.info.
Nga data 07 deri më 13 prill 2025 janë realizuar 2,272 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 13,509 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 6,873 gjoba.
“Në kuadër të javës të aktiviteteve operacionale sipas planit ROADPOL 2025 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 07 deri 13 Prill 2025, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë, me ç’rast nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 2,272 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 13,509 automjete ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 6,873 gjoba”, thuhet në njoftim.
“Në kuadër të kësaj jave ka qenë edhe matja e shpejtësisë më të madhe, ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 100 km/h është identifikuar automjeti duke zhvilluar shpejtësi prej 241 km/h”, thuhet në njoftimin e policisë./Arbresh.info
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...