Dy persona (një grua dhe një burrë) kërkohen nga Policia e Kosovës nën dyshimin se kanë kryer veprën “Vjedhje”.
Sipas një postimi në rrjetin social në Facebook, Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personave që shihen në fotografi.
“Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personave që shihen në fotografi. Personat e dyshuar kërkohen për përfshirje veprën vjedhje”, shkruhet në postim.
Policia thotë se për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin e tyre, luteni të kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose përmes emailit: [email protected]. /Telegrafi/
Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, i dyshuari tentoi të ekzek...
Stërvitje ushtarake, KFOR: Vërtetim i aftësive për t’iu përg...
Eriksen del me një njoftim për gjendjen e tij pas kolapsit n...
Netanyahu: Lufta jonë me Iranin dhe Hezbollahun nuk ka mbaru...
Voziti me 137 km/h në zonë 60 km/h, gjobitet me 300 euro sho...
“Njeriu i ndeshjeve të mëdha” – Origi i je...