Policia e Kosovës ka parandaluar një rast të kontrabandimit me mallra, ku në një automjet me targa vendore, në magjistralen Gjilan-Ferizaj, janë zbuluar 138 palë atlete sportive që dyshohet se janë të kontrabanduara.
Sipas njoftimit, automjetin e drejtonte një kosovar, shkruan Arbresh.info.
I dyshuari thuhet se është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë deponuar në terminal doganor.
“KUNDERVAJTJE DOGANORE – KONTRABANDIM ME MALLRA Gjilan-Ferizaj/ 13.04.2025 – 15:30. Policia e Kosovës, konkretisht njësitet e Task Forcës – Lindje në kuadër të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në terren me ç’rast, më datë 13.04.2025 në rrugën magjistrale Gjilan–Ferizaj, kanë ndaluar një automjet me targa vendore, me drejtues mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit janë hasur mallra të dyshuara si të kontrabanduara si 138 palë atlete sportive. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar si kundërvajtje doganore. I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa automjeti dhe mallrat janë deponuar në terminalin doganor kompetent.”, thuhet në raportin e policisë./Arbresh.info/
Kurti: Restaurohet “Shtëpia e Përshpirtshme” në Shtime, inve...
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën