Edhe pse një incident i rëndë dhune ndodhi gjatë natës gjysmëfinale të Big Brother VIP Albania 4, duket se pasojat për Jozefin Markun – të njohur si Jozi – nuk kanë qenë vetëm negative.
Përkundrazi, në rrjetin social Instagram, ai po përjeton një rritje të konsiderueshme të ndjekësve.
Para incidentit, Jozi kishte 56,500 ndjekës, ndërsa sot profili i tij numëron 65,000 ndjekës.

Kjo do të thotë se ai ka fituar 8,500 ndjekës më shumë brenda një periudhe shumë të shkurtër dhe përkundër një momenti që tronditi publikun dhe vetë produksionin.
Kjo rritje ka ngjallur reagime të përziera. Komentet negative nuk kanë munguar – ndjekës që dënojnë aktin e dhunës dhe që kërkojnë që figura të tilla të mos marrin më hapësirë në ekran.

Por, në të njëjtën kohë, ka edhe një realitet tjetër që pasqyrohet: ai i shifrave në Instagram, që flasin për një interes të rritur ndaj personazhit të përfolur.
Në raste të tilla, lind natyrshëm pyetja që shpesh përmendet në botën e spektaklit dhe rrjeteve sociale: Ishte skandal apo marketing i paqëllimshëm?
Sado e papranueshme të jetë një sjellje e tillë, duket se vëmendja mediatike që e shoqëroi incidentin i ka kthyer një formë “fitimi” virtual Jozit – një fenomen që ngre shqetësime për mënyrën si audienca e sotme konsumon dhe shpërblen përmbajtjen, pavarësisht nga morali ose ndikimi social. /Telegrafi/
Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre