Futbollisti me famë botërore, Granit Xhaka, ka treguar sërish publikisht përkrahjen e tij për banorin e “Big Brother VIP Albania 4”, Gjesti.
I njohur për shpirtin sportiv dhe afërsinë me publikun shqiptar, Graniti ka qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Gjestit gjatë qëndrimit të tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Por edhe sonte, teksa tensioni rritet për finalen e madhe, kapiteni i kombëtares së Zvicrës nuk ka munguar me reagimin e tij.
Në një fotografi të publikuar nga Gjesti, Graniti ka komentuar thjesht, por me shumë domethënie: “FINALIST” – një koment që u shpërnda menjëherë nëpër rrjetet sociale dhe mori mijëra pëlqime brenda pak minutash.
Mbështetja e Granitit ka ngjallur reagime të shumta pozitive nga fansat e të dyve. Shumë komentues e kanë cilësuar këtë si një “vulë suksesi” për rrugëtimin e Gjestit, ndërsa të tjerë e kanë parë si një shenjë se ai e meriton të jetë në mesin e finalistëve të këtij edicioni.
Ky nuk është rasti i parë që Xhaka e mbështet Gjestin publikisht. Më herët gjatë edicionit, ai ka reaguar disa herë për situata të ndryshme në shtëpi, duke treguar vlerësim për lojën e tij të qetë, të drejtë dhe të qëndrueshme.

Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...
Gjukanoviq para drejtësisë, nesër vazhdon gjykimi për rastin...
Izraeli vret komandantin iranian të Drejtorisë së Naftës
Lirohet një korsi për vetura në rrugën për Rugovë, guri i ma...
Fituesi i Topit të Artë shpall kandidaturën për të parin e f...
Shtrenjtimi i naftës, Kuvendi i Kosovës nesër mban seancë të...