Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte tha se Aleanca ka informacione se Rusia po shqyrton mundësinë e vendosjes së armëve bërthamore në hapësirë, të cilat mund të “kërcënojnë seriozisht sigurinë globale”, raporton gazeta gjermane “Welt”.
“Ne jemi të vetëdijshëm për raportet se Rusia po shqyrton këtë opsion”, tha Rutte për gazetën, duke shtuar se Moska po mbetet prapa Perëndimit në hapësirë dhe se po përpiqet të arrijë zhvillimin e armëve bërthamore anti-satelitore.
Sipas tij, armë të tilla nuk do të drejtohen drejtpërdrejt në Tokë, por në satelitë, shkatërrimi i të cilëve mund të shkaktojë “kaos”, sepse shumë sisteme kyçe në planet mbështeten në teknologjinë satelitore.
Rutte paralajmëroi se lëvizje të tilla do të ishin një shkelje e Traktatit të Hapësirës së Jashtme të vitit 1967, i cili parashikon “përdorimin paqësor të hapësirës së jashtme”.
Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
“Hapësira është bërë e rrezikshme dhe e paparashikueshme vitet e fundit. Rivaliteti po bëhet më i ashpër, jo vetëm në anën komerciale, por edhe në anën e sigurisë”, tha Rutte.
Në vitin 2021, NATO vendosi që neni 5, i cili parashikon mbrojtjen kolektive në rast të një sulmi ndaj çdo anëtari, mund të zbatohet edhe në rast të një sulmi në hapësirë ose nga hapësira./euronews.al
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...
KQZ vendos: 28 komuna në rinumërim, shkak manipulimet
Rexhepi: Devijimet në rinumërimin e votave janë goditje ndaj...
Grabitja e argjendarisë në Prishtinë, Policia po punon në id...