Azemi i LDK-së për rritjen e çmimit të rrymës për 16%: Akt i pastër kriminal

14:06 | 11 Prill 2025
K.B

Zyrtari i LDK-së, Visar Azemi, ka reaguar ashpër për rritjen e çmimit të rrymës.

Azemi ka thënë se rritja e çmimit për 16% nga Qeveria në largim, është akt i pastër kriminal.

Këto komente ai i bëri në Facebook, ku ndër tjerash tha se ky vendim është kulmi i një mashtrimi të madh energjetik që po i bëhet qytetarëve të Kosovës, shkruan Arbresh.info

Postimi plotë

Rritja e çmimit të rrymës për 16% nga Qeveria në largim, është akt i pastër kriminal
Ky vendim është kulmi i një mashtrimi të madh energjetik që po i bëhet qytetarëve të Kosovës.

Pas katër vitesh skandalesh, dështimesh dhe vjedhjesh, Qeveria Kurti 2 po i transferon kostot e korrupsionit dhe paaftësisë së saj te qytetarët e Kosovës.

Janë me dhjetëra miliona euro të shpenzuara në emër të subvencioneve që përfunduan në xhepat e mafisë energjetike më në krye Martin Berishaj dhe Nagip Krasniqi, njerëz të afërt me pushtetin në largim.

Paratë që duhej të investoheshin në kapacitete të reja prodhuese, në energji të pastër, apo në stabilitet të furnizimit, u zhdukën në tenderë të manipuluar dhe në afera që asnjëherë nuk u hetuan seriozisht.

Ky pushtet duhet të mbahet përgjegjës.

Për 4 vjet nuk solli as energji, as stabilitet, as zgjidhje.

Kjo rritje është fatura e korrupsionit të tyre – dhe është koha që populli të flasë me zë të lartë.

LEXO EDHE:

ZRrE del me njoftim zyrtar: Rryma shtrenjtohet për 16%

Të ngjashme