Sot nis xhiroja e 28 e Superligës së Kosovës në futboll me dy ndeshje mjaft interesante.
Kampioni në fuqi, Ballkani, do të luajë në udhëtim në Klinë ku do të ballafaqohet me Dukagjinin, me synim të arrijë një trepikësh që do të qetësonte pak a shumë nervat e skuadrës për të mbetur në vendin e dytë në tabelë.
Skuadra e Ismet Munishit, ndërkaq, kthehet pas fitores që e realizoi ndaj Llapit. Për dallim nga Ballkani, klinasit luftojnë për të siguruar mbetjen në Superligë, pasi gjenden në vendin e 7 me 35 pikë, 5 pikë larg Llapit që qëndron në vendin e 9-të, me gjasa të mëdha për rënie nga liga.
E ndeshja tjetër do të jetë ajo ndërmjet Feronikelit 74 dhe Ferizajt, dy skuadra po ashtu me objektiva të ndryshme. Derisa skuadra nga Drenasi tashmë duket se është dorëzuar dhe sezonin e ardhshëm me shumë gjasë do të garojë në Ligën e Parë, Ferizaj synim ka mbetjen në mesin e skuadrave elitare në futbollin kosovar duke qenë në vendin e 6-të me 35 pikë.
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...