Futbollisti i Kombëtres së Egjiptit, Mo Salah ka vazhduar kontratën me Liverpoolin.
Skuadra nga Premier League përmes një postimi në rrjetet sociale, ka bërë të ditur vazhdimin e kontratës me yllin e tyre.
Salah ka vazhduar deri në vitin 2027 dhe ka pranuar ulje të pagës për të qëndruar me fanellën “The Reds”.
Deri më tani këtë sezon, Salah ka shënuar 32 gola në 45 paraqitje në të gjitha garat, 27 prej tyre në Premier League.
“”Është e mrekullueshme, kam kaluar vitet e mia më të mira këtu. Kam luajtur tetë vjet, shpresoj se do të jenë 10. Duke shijuar jetën time këtu, duke shijuar futbollin tim. Kam pasur vitet më të mira në karrierën time”, u shpreh Salah./Indeksonline
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...