Kosova ka pësuar humbje në ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kampionatin Evropian të fendbollit, e cila është zhvilluar të enjten mbrëma në Karlskrona të Suedisë.
Hendbollistet suedeze kanë shënuar një fitore të thellë me rezultat 51:16 ndaj Kosovës.
Suedia, si nikoqire dhe favorite e madhe, ka treguar cilësinë e saj, duke nisur furishëm dhe duke krijuar një epërsi të madhe që nga fillimi i ndeshjes.
Hendbollistet suedeze e kanë kontrolluar plotësisht lojën, duke mos i lënë shumë mundësi për të rivalizuar skuadres kosovare.
Pavarësisht përpjekjeve dhe angazhimit të tyre, lojtarëe e Kosovës nuk ia kanë arritur ta sfidojnë fuqishëm ekipin vendas.
Më efikasja për Kosovën ka qenë Merlinda Qorraj, e cila ka shënuar pesë gola, ndërsa Mirela Gjikokaj ka shënuar katër gola dhe Mirjeta Bytyqi tre gola.
Ndeshja e kthimit do të zhvillohet të dielën, më 14 prill, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, me fillim nga ora 17:15.
Kosova në fazën e parë kualifikuese e kishte mposhtur Belgjikën e Bosnë dhe Hercegovinën./rtk
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4