Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se paga mesatare në vend është rritur dy herë e gjysmë.
Kështu ka thënë Rama gjatë një bashkëbisedimit online me qytetarët,
Rama u shpreh se në Shqipërinë 2030, paga mesatare do jetë 1250 euro për sektorin publik.
“Paga mesatare në Shqipëri 1250 euro në sektorin publik dhe 1000 euro paga e kombinuar. Jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithshme e kemi rritur më shumë se dy herë e gjysmë. Nuk e di se çfarë flet, kur flet për pagat, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, kur unë i them gjërat në realitet, në realitet ka numër të madh njerëzish që gjërat i kanë para syve. Kur unë them që paga minimale ishte 157 euro, është 400 euro, ata që e kanë pagën minimale, e dinë shumë mirë se çfarë flas. Në qershor do u përcjellim kompanive vendimin që paga minimale do jetë 500 euro”, theksoi ai./Arbresh.info./
Witkoff: Nuk jemi në bisedime me Iranin
“S’dua të jetë me të por me mua”, Alba xhelozon ndaj Dolces ...
Rinumërohen mbi 1 mijë kuti me vota
Rama: Rilindja e gjimnazit “Dhaskal Todri” në Elbasan, 600 n...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Diplomojnë sot 21 kadetë për zjarrfikës në Akademinë për Sig...