Real Madridi e pësoi mbrëmë një humbje të thellë dhe shokuese nga Arsenali në Ligën e Kampionëve.
“Los Blancos” e shohin veten në disavantazh prej tre golash para ndeshjes së kthimit çerekfinale ndaj “Gunners”, të cilët festuan pas një spektakli të krijuar në “Emirates Stadium”, duke fituar 3:0.
Sidoqoftë, madrilenët besojnë se mund ta bëjnë të pamundurën të mundur në “Santiago Bernabeu”.
Kylian Mbappe dhe Vinicius Junior janë të vetëdijshëm se krejt shpresat për këtë rikthim historik do të jenë tek ta dhe ata besojnë se mund t’ia dalin.
“Mesazhi im për tifozët madrilenë… ne duhet të besojmë deri në fund. Mund t’ia dalim, natyrisht”, deklaroi sulmuesi francez pas lojës, derisa është duke e kaluar sezonin e parë në fanellën e Realit.
“Remontada? Ne mund t’ia dalim, mund ta bëjmë këtë”, u shpreh futbollisti më i mirë në botë i shpallur nga FIFA.
Edhe Jude Bellingham e shprehu optimizmin e tij për një rikthim të rezultatit, duke u bazuar në të kaluarën, kur “Los Blancos” kishin bërë rikthime sensacionale.
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...