Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar dy ndeshjet tjera të para të fazës çerekfinale të Ligës së Kampionëve.
Mbrëmë (e martë) u luajtën dy çerekfinalet e para të Ligës së Kampionëve, ku Arsenali fitoi thellë 3-0 ndaj Real Madridit dhe Interi mposhti 2-1 në udhëtim Bayern Munichun.
Megjithatë, edhe sot pritet të ketë emocione dhe ndeshje të forta gjatë mbrëmjes, pasi janë katër ekipe që luajnë futboll të hapur dhe golat nuk do të mungojnë.
Në ndeshjen e parë, Barcelona është nikoqire e Borussia Dortmundit, ku synon që me fitore të bëjë hapin e parë drejt kalimit në gjysmëfinale të garës.
Në perballjen tjetër, Paris Saint-Germain e pret Aston Villan e papërshtatshme, ku gjithashtu pret të triumfojë për të pasur më të lehtë kalimin tutje në ndeshjen tjetër.
Të dy ndeshjen e mbrëmjes pritet të fillojnë nga ora 21:00. /Telegrafi/
AKP bartë rreth 200 mijë hektarë prona pyjore në Ministrinë ...
FSK dhe ushtria gjermane realizojnë trajnimin bazik për kërk...
Sveçla: Nga sot hyn në fuqi Ligji i ri për Shtetësi
I lëshuan kredi pa e ditur, kërkohet paraburgim ndaj dy punë...
Besimi i biznesit gjerman rritet papritur, ndërpret një seri...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Listës Serbe ndaj vendimit...