Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza në Ditën e Kushtetuës ka thënë se secili nga ne duhet të përkushtohet dhe punojë që çdo dispozitë e Kushtetutës së Kosovës, çdo fjalë brenda saj, të jetë realitet për të gjithë qytetarët tanë.
Këto komente, Hamza i bëri në profilin e tij në Facebook, ku tha se 17 vjet më patë i dhamë formë shtetit të së drejtës dhe të ardhmes sonë evropiane.
“Çdo popull e ka fuqinë ta formësojë të ardhmen e vet dhe me miratimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, 17 vjet më parë, ne i dhamë formë shtetit të së drejtës dhe të ardhmes sonë evropiane. Kushtetuta sot është udhërrëfyese e shoqërisë sonë dhe duke respektuar të drejtat e liritë e çdo qytetari, ne do ta forcojmë shtetin tonë”, shkroi Hamza./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Hungari: Numërohen 21.54% e votave, kryeson Tisza me 128 ulë...
Mblidhen rreth 100 mijë nënshkrime për krerët e UÇK-së, dorë...
Nis publikimi i rezultateve, me 6.5 përqind të votave të num...
Vedat Muriqi dërgon këpucët në muzeun e Mallorcas pasi theu ...
Mbyllja e votimeve, pjesëmarrja masive në Hungari/ Peter Mag...
Agim Ademi e uron Vedat Muriqin pasi hyri në histori të Mall...