Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim kryetarin e Partisë Rome të Bashkuar të Kosovës, njëherazi deputet i zgjedhur i legjislaturës së ardhshme, Albert Kinollin, si dhe përfaqësues të komunitetit rom.
Kryetari Konjufca pranoi Mirënjohjen për Kontributin për Çështjen e Komunitetit Rom që mysafirët i dhanë atij në këtë Ditë Ndërkombëtare të Romëve, duke shprehur falënderimet e tij dhe duke ritheksuar rëndësinë e ruajtjes së angazhimit të përbashkët. Bashkëbiseduesit diskutuan çështje të aktualitetit politik dhe social në vendin tonë, që ngërthejnë komunitetin rom në Kosovë.
Ai tha se duhet ta shtojmë edhe më tutje përkushtimin dhe angazhimin tonë për zhvillim gjithnjë e më të madh shoqëror dhe ekonomik në Kosovë, me përfshirje të gjithanshme e të gjithmbarshme, në promovim të vazhdueshëm të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, përkundër të gjitha formave të përjashtimit.
Po ashtu, ai solli në vëmendje se përfshirja e komunitetit rom, si dhe të gjithë komuniteteve joshumicë në jetën politike, shoqërore dhe ekonomike është interes jo vetëm i këtyre komuniteteve, por i të gjithë shoqërisë sonë me aspirata të përparimit.
Shtatë mënyra për të rritur nivelet e energjisë në trup
SHBA e Evropa flasin në Sarajevë për përfaqësuesin ndërkombë...
Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro
Kush u dëbua nga Mali i Zi në Serbi për shkak të rrezikut pë...
Jetmir Binaku, njëri nga viktimat nga tragjedia në Shëngjin
Aksident i rëndë në autostradën Durrës-Tiranë – Përpla...