Njëri ndër futbollistët më luftarak që ka Barcelona është Gavi.
Ai la pas një dëmtim të rëndë që e mbajti jashtë fushave për një vit dhe u rikthye në formën e tij më të mirë, për t’u shëndrruar në lojtarin kryesor tek Barcelona këtë sezon, shkruan Arbresh.info.
Gavi luan me shumë pasion për këtë fanellë dhe me aq pasion edhe ka folur për të ardhmen e tij tek Barcelona.
Dëshirë e tij është pensionimi tek ky klub.
“Sigurisht që do të doja të pensionohem tek Barcelona. Asnjëherë nuk e dimë se cfarë na sjell futbolli por unë do të firmosja deri në pensionim”.
“Është e vertetë që mund të ndodhin shumë gjëra sikurse lëndimet apo cfardo tjetër por me të vërtetë unë do të nënshkruaja deri në pensionim për Barcelonën”, u shpreh ai.
Gavi është 20-vjeçar dhe aktualisht ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2030./Arbresh.info
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...
Elezi: Më 7 dhjetor, në orën 23:59 mbyllet afati i subjektev...