Seanca konstituive do të kryesohet nga Avni Dehari dhe Sala Jashari

13:58 | 8 Prill 2025
E.H

Deputeti më i vjetër i Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari dhe ajo më e reja, Sala Jashari, do të kryesojnë seancën konstituive të thirrur nga presidentja Vjosa Osmani më 15 prill.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas përfundimit të takimit mes kryetarit në detyrë të Kuvendit, Glauk Konjufca dhe përfaqësuesit e partive politike, ka dhënë detaje rreth diskutimeve që janë zhvilluar.

“Në këtë takim, diskutuam për certifikimin e rezultateve nga zgjedhjet e 9 shkurtit, përkatësisht për mandatet që kanë fituar subjektet politike, poashtu për çështjen e seancës konstituive që mbahet më 15 shkurt, pra që mbahet pas 7 ditëve. Poashtu për regjistrimin e deputetëve, po e shfrytëzoj rastin që përmes jush t’i njoftoj edhe deputetët e grupit tonë parlamentar që regjistrimit i tyre do të bëhet më 10 prill nga ora 9 deri në 16:00″, tha Haxhiu.

“U njoftuam që seanca do të kryesohet nga deputeti më i vjetër në moshë Avni Dehiri dhe Sala Jashari, deputetja më e re në moshë. Poashtu diskutuam edhe për komisionin që ndërlidhet me verifikimin e mandateve të deputetëve, betimin e deputetëve dhe për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve të Kuvendit, u njoftuam që pas zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve nuk mund të konsiderohet që është konstituuar Kuvendi i Kosovës. Përfaqësova LVV-në në këtë takim, ishte takim që ndërlidhej me përgatitjet për seancën e 15 prillit”, tha Haxhiu./Arbresh.info

LEXO EDHE:

Konjufca pas takimit me përfaqësuesit e partive: U caktuan ulëset, gjithçka shkoi mirë

Haxhiu: Dihet që Albin Kurti do të jetë sërish kryeministër

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme