Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Lindon Emërllahu ka pësuar lëndim në ndeshjen ndaj Craiovas.
Ndaj tij u shkaktua një ndërhyrje e rëndë, që rezultoi me kartonin e dytë të verdhë dhe përjashtim për lojtarin kundërshtar.
Ai është larguar nga loja në minutën e 72-të, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë presidenti i klubit rumun e ka konfirmuar se ka të bëj me një dëmtim të rëndë për mesfushorin dardan.
“Lëndimi i Emërllahut është shumë serioz. Jam i bindur se lojtari nga Craiova nuk e bëri qëllimshëm. Mbetet të shihet, por nyja duket shumë, shumë keq”, ka thënë Balaj për “fantatik.ro”.
Mbetet të shihet ditëve në vijim se sa do të mungojë ish-futbollisti i Ballkanit./Arbresh.info
Arrestohen dy persona në Pejë për ndërhyrje në proces zgjedh...
Rrezikoi pushuesit në Borsh, policia bllokon mjetin lundrues...
Problemi me fshirjen e ngjyrës në gisht, kryetari i KQZ-së: ...
Ambasadori gjerman për zgjedhjet: Po e vëzhgojmë procesin me...
Aksident i rëndë në Kroaci: 4 të vdekur, 1 i lënduar
FFK ngushëllon familjen e Fatjon Bunjakut: Humbje e madhe pë...