Kryetari i Partisë Liberal Demokratike (LDP) të Serbisë, Çedomir Jovanoviq përmes rrjeteve sociale ka njoftuar se mbrëmë ishte në një takim me inspektorët e policisë, në të cilin ishte ftuar pasi në televizionin Tanjug prezantoi disa detaje për incidentet në protestën e 15 marsit, ndër të tjera, se në Kuvendin e qytetit të Beogradit, Vladimir Mandiq kishte sjellë 200 persona të armatosur.
“Mirëmëngjes. Ju përshëndes nga aeroporti i Beogradit. Dua t’ju them se mbrëmë përfundova bisedën me inspektorët e shërbimit të kontrollit të brendshëm të MPB-së së Serbisë, u jam mirënjohës për marrëdhëniet e tyre shumë të përgjegjshme dhe profesionale dhe gatishmërinë e tyre për të marrë plotësisht një deklaratë nga unë që hedh dritë mbi të gjitha rrethanat për të cilat fola në Tanjug”, tha Jovanoviq nw Instagram, transmeton Telegrafi.
Jovanoviq më pas foli për 15 marsin, kur studentët në bllokadë organizuan një protestë që hyri në historinë e popullit serb.
Ai ka theksuar se shpreson që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ta ketë kuptuar se me sulmin e 15 marsit ndaj qytetarëve të mbledhur në protestë, është sulmuar edhe ai personalisht.
Jovanoviq është thirrur në polici pasi në studion e Tanjug ka dhënë disa detaje për incidentet në protestën e 15 marsit, dhe ndër të tjera se në Kuvendin e qytetit të Beogradit ishin 200 persona të armatosur të sjellë nga hendbollisti Vladimir Mandiq.
Mirëpo, Jovanoviq nuk ishte ftuar të dëshmojë për gjetjet e tij, të cilat i prezantoi në emision për incidentet e banditëve të armatosur para parkut Pionirski dhe Fakultetit Juridik, si dhe për përdorimin e një topi akustik.
Ai tha se ka pranuar një sms në të cilën është ftuar nga Departamenti i Kontrollit të Brendshëm të MPB-së që të kontaktojë me të vetëm, “për të zhvilluar një bisedë” në lidhje me paraqitjen e tij si i ftuar në Tanjug.
Komuna e Prishtinës shqipton 4 gjoba nga 500 euro për hedhje...
‘‘Problemet pas 100 eurove’’, Cakolli për vendimin e qeveris...
Olympiacos mposht Fenerbahçe, kalon në finale të EuroLeague
Zgjedhjet e 7 qershorit, mbi 15 mijë votues më shumë në list...
Zjarr në Vlorë, era e fortë përhap me shpejtësi flakët në ko...
Miftaraj: Kurti, politikan mesatar ballkanik – Gjatë qeveris...