Ushtarët bullgarë nga Komanda Rajonale Perëndimore (RC-W) e misionit të udhëhequr nga NATO, KFOR, kanë zhvilluar një stërvitje me qitje të drejtpërdrejtë në poligonin “Voloire”, pranë Kampit Villaggio Italia.
Qëllimi i kësaj stërvitjeje siç thuhet ishte ruajtja dhe përmirësimi i aftësive të ushtarëve në qitje, përmes procedurave të testimit me armë individuale, duke siguruar gatishmëri dhe siguri të lartë operacionale.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999, duke kontribuar për një ambient të sigurt dhe të qëndrueshëm për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe duke garantuar lirinë e lëvizjes në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.
“Ky mision funksionon në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX), secili brenda përgjegjësive të veta si pjesë e zinxhirit të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it në Facebook.
Presidenti i Hungarisë së pari takohet me komandantin e KFOR...
“E ardhmja është e shkruar…”, Big Brother Vip Albania 5 fill...
Lista Serbe: Kryetarët e rinj në veri shkarkuan të gjithë dr...
Nuk kanë fund lajmet e këqija për Realin, braziliani do t...
Nis takimi i Osmanit me presidentin e Hungarisë, Tamás Sulyo...
Rezultati negativ ndaj Man Cityt mund t’i kushtojë me ...