Drejtori i ZRrE-së, Petrit Pepaj, tha se arsyeja kryesore e propozimit për rritje të çmimit të energjisë elektrike 15 për qind, është për shkak të rritjes së çmimit në bursa.
Ky arsyetim është bërë gjatë një takimi me përfaqësuesit e mediave.
Pepaj tha që nga vendosja në konsultim publik të këtij raporti ZRRE-ja ka pranuar 396 komente nga qytetarët, 8 nga OJQ dhe sindikata, 4 nga bizneset, një deputet, një koment nga Ministria e Ekonomisë dhe një koment nga Presidenca e Kosovës.
Ai tha se vendimi, që pritet të merret më 11 prill, pritet të zbatohet nga 1 maji.
“Në momentin kur e kemi publikuar raportin e konsultimit kemi deklaruar se për këtë rritje shkaktari kryesor është çmimi që ka ndodhur në bursa. Nuk ka diçka tjetër që ka ndodhur. Ne jemi duke punuar me orar të zgjatur, do të arrijmë që të përgjigjemi në komentet e qytetarëve deri më 11 prill, kur mund të jemi të gatshëm. Vendimi, që pritet të merret më 11 prill pritet të fillojë zbatohet më 1 maj”, tha Pepaj./Arbresh.info

2 milionë dollar për çdo anije për të kaluar Ngushticën e Ho...
Liverpooli planifikon spastrim të madh gjatë verës, katër yj...
Revista britanike “Express”: Tirana, destinacioni surprizues...
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...