Zyra e Rregullatorit për Energji ka ftuar mediat për sot në një takim, në të cilin do të diskutohen çështjet kryesore të procesit që ka të bëjë me paralajmërimet për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.
Sipas njoftimit të ZRRE-së, dërguar të premten, në takim do të adresohen çështjet me interes të përbashkët, e që sipas ZRRE-së, do të jetë mundësi për shkëmbimin e mendimeve dhe thellim të kuptimit mbi rëndësinë dhe ndikimin e këtij procesi.
Megjithatë, ZRRE-ja paralajmëron se mediat do të kenë mundësi të xhirojnë vetëm në dhjetë minutat e parë, kurse pjesa tjetër e debatit nuk mund të xhirohet apo incizohet.
Vendimi për shtrenjtimin ose jo të rrymës këtë vit pritet të merret më 11 prill, ndërsa tarifat e reja është thënë se do të mund të hynin në fuqi retroaktivisht nga 1 prilli, ose nga 1 maji./rtk
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...