Një prishje e kabllit 20kV në Daljen Rezonanca të Prishtinës ka lënë pa energji elektrike një pjesë të konsumatorëve në kryeqytet gjatë orëve të pasdites së sotme.
KEDS njofton se ekipet kanë reaguar menjëherë dhe kanë lokalizuar defektin, mirëpo përballë tyre është shfaqur një pengesë. Pronari i një shtëpie afër vendit të ngjarjes ka ndaluar punëtorët të vazhdojnë me ndërhyrjen teknike, duke thirrur Policinë e Kosovës, e më pas edhe Inspektoratin e Punës.
Sipas tyre, pas ndërhyrjes së autoriteteve, punimet janë ndërprerë për shkak të zhurmës së makinerisë, pavarësisht se një numër i konsumatorëve aty ka mbetur pa furnizim me energji elektrike.
Sipas KEDS-it, një vendim i tillë është i pazakontë dhe ndikon drejtpërdrejt në ofrimin e shërbimeve esenciale për qytetarët.
Punëtorëve u është bërë me dije se mund të vazhdojnë punën vetëm gjatë ditës, gjë që, sipas kompanisë, nuk ka ndodhur më parë.
Investimet në Plazhin e Vjetër në Vlorë, Rama: I jep përmasa...
Barcelona cakton buxhetin maksimal për Alvarez – gati ta për...
Turqia goditet nga një tërmet me magnitudë 5.2 ballë
Pacolli uron Pashkët: Paqe, dashuri dhe shëndet për të gjith...
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik