Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar NATO-n për 76 vjetorin e krijimit të Aleancës, duke theksuar rëndësinë e saj për paqen dhe sigurinë globale.
Në postimin e saj, Osmani theksoi se NATO ka qenë një faktor kyç në shpëtimin e miliona jetëve në Kosovë, 26 vjet më parë, dhe se vazhdon të mbetet shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë në rajon dhe më gjerë.
“Sot, nderojmë një Aleancë që është ndërtuar jo vetëm mbi fuqi, por mbi një qëllim — besimi i përbashkët se liria, dinjiteti dhe paqja janë vlera që meritojnë të mbrohen. Njëzet e gjashtë vjet më parë, NATO ndihmoi në shpëtimin e miliona jetësh në Kosovë. Ajo vazhdon të mbetet shtylla kurrizore e paqes dhe sigurisë — në rajonin tonë, në gjithë Evropën dhe në mbarë botën.”, ka shkruar Osmani në “X”.
Ajo shtoi se Kosova është e gatshme të kontribuojë më shumë në forcimin e paqes dhe sigurisë, duke qëndruar krah për krah me aleatët dhe duke shprehur angazhimin e Kosovës për t’u bërë anëtare e NATO-s në të ardhmen.
“Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj. Ne kemi qëndruar krah për krah me aleatët tanë dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë — si partnerë, si kontribuues dhe si anëtarë të ardhshëm. Sepse anëtarësimi në NATO nuk është vetëm qëllimi ynë — është kapitulli i ardhshëm në një udhëtim të përbashkët për paqe dhe siguri afatgjatë.”, ka shkruar ajo.
Pacolli kritikon sistemin gjyqësor në Shqipëri: Po sfidohen ...
Sulme dhe kundërsulme: Irani dhe ShBA shkëmbejnë goditje në ...
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi