Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se Qeveria i ka propozuar ZRRE-së që të ketë një rritje më të butë të çmimit të energjisë elektrike, përmes uljes së të hyrave të lejuara të kompanive.
Sipas saj, Qeveria ka dhënë argumente konkrete që e justifikojnë këtë propozim, përfshirë edhe shtimin e kapaciteteve prodhuese nga Kosova B.
“Ne kemi propozuar tek ZRRE-ja disa ndryshime… E para është që të zbutet rritja, të ulen të hyrat e lejuara të kompanive dhe rrjedhimisht edhe të zbutet rritja në masën që është e mundshme… Pas intervenimeve që do të bëhen në Bllok B gjatë kësaj pranvere dhe vere, prej fundit të tetorit do të shtohet kapaciteti për pesëmbëdhjetë megavat, që do të thotë se për tridhjetë e nëntë gigavat orë në periudhën tetor-dhjetor do të rritet prodhimi i termocentralit Kosova B, dhe kjo nënkupton që diku rreth gjashtë milionë, së paku, do të ketë import më pak”, tha Rizvanolli në emisionin CONTEXT.
Ajo tha se kërkuan edhe më shumë sqarime për propozimin aktual të ZRRE-së, pasi sipas saj, ka diskrepanca të mëdha krahasuar me vitin e kaluar.
“E kemi parë se përgjatë vitit të kaluar ka pasur njëfarë stabilizimi të kërkesës… çmimi ka qenë përafërsisht i njëjtë, por në fundvit ka qenë më i lartë… Prodhimi i KEK-ut ka qenë shtatë për qind më i lartë në vitin 2024 në krahasim me vitin 2023… Ka një diskrepancë shumë të madhe në propozime, prandaj kemi kërkuar më shumë sqarime shtesë”, tha Rizvanolli.
Ministrja Rizvanolli mban konferencë për media mbi sektorin ...
Policia ndalon një automjet në Çagllavicë, kapet kosovari dh...
Gruaja e lënduar dërgohet dy herë në spitalin e Mitrovicës d...
Dita e ndeshjes: Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e ...
SHBA godet një tjetër anije që transportonte drogë, vriten 4...
Një i vdekur, 24 të lënduar dhe 2,147 tiketa të shqiptuara n...