Real Madridi është përballur me lëndime të shumta këtë sezon.
Një i tillë është konfirmuar edhe sot. Portieri i dyti Andriy Lunin ka pësuar një lëndim i cili do ta mbaj jashtë fushave për disa kohë, shkruan Arbresh.info.
Ky është një lajm shumë i keq për klubin madrilen që luan një ndeshje shumë të rëndësishme këtë fundjavë ndaj Valencias.
Duke marrë parasysh edhe dëmtimin e Courtois, madrilenët janë në halle në portë.
Belgu po përgatitet të kthehet nga lëndimi dhe të jetë i gatshëm në ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ndaj Arsenalit, dhe klubi nuk dëshiron të rrezikoj.
E titullar në ndeshjen e La Ligas kundër Valencias, në portën e Realit pritet të luaj 19-vjeçari Fran Gonzalez.
Ai është portieri i tretë i ”Los Blancos” derisa duket në formë pasi ka luajtur 16 ndeshje për Real Madrid Castilla.
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...