Sezoni i rregullt në elitën e basketbollit kosovar po shkon afër fundit. Gjatë ditës së sotme luhen dy takimet e fundit të xhiros së 27-të e cila është e parafundit për këtë sezon, para se të hyjmë në play-off.
Dy super takime luhen sot që e mbyllin këtë xhiro ku vëmendja është e njëjtë në dy takimet, shkruan Arbresh.info.
Lideri, Bashkimi udhëton në kryeqytet për t’u përballur me Sigal Prishtinën, në një sfidë e cila luhet vetëm për fitore.
Prizrenasit me një fitore janë shumë afër për ta siguruar vendin e parë në tabelë, teksa kryeqytetasit me këmbëngulje kërkojnë triumfin për të arritur së paku në pozitën e dytë që të sigurojnë gjysmëfinalet e play-offit.
Sfida tjetër është mes Pejës dhe Trepçës e cila luhet në “Karagaç”. Edhe këtu fitorja është obligim për dy skuadrat pasi pejanët me një disfatë mund ta humbin pozitën e katërt, teksa mitrovicasit kërkojnë me ngulm fitoren për të shpresuar në një dështim të Bashkimit, për të marrë vendin e parë.
Ndërsa potencialisht me një humbje nga Peja shumë lehtë mund ta humbin edhe pozitën e dytë në tabelë.
Dy ndeshjet fillojnë nga ora 19:00./Arbresh.info
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një ...
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...