Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, thotë se me trishtim mori lajmin për shuarjen e Margarita Xhepës, yllit të skenës dhe ekranit shqiptar.
Begaj në një postim në Facebook, thotë se me interpretimet e saj, ku spikati në mishërimin e figurës së gruas dhe veçanërisht të nënës, Margarita Xhepa çoi dritë dhe u bë pjesë e dashur e familjeve shqiptare.
“Artistja e madhe, një figurë publike e respektuar, grua dhe nënë e nderuar, deri në vitet e fundit të jetës së saj iu kushtua artit dhe artin e saj e përdori për kauza të rëndësishme në mbrojtje të grave dhe fëmijëve.
Ngushëllimet e mia më të ndjera shkojnë për familjen, që sot iu nda nga jeta njeriu i tyre i shtrenjtë, për komunitetin e artistëve shqiptarë dhe për mbarë shqiptarët që e kanë ndjekur dhe duartrokitur artin që Margarita Xhepa dhuroi ndër vite”, ka shkruar Begaj në Facebook.
Edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka reaguar pas vdekjes së ikonës shqiptare të filmit dhe teatrit, Margarita Xhepa. Ai ka ndarë fotografi të tashmë të ndjerës në llogaritë e tij zyrtare, duke shkruar: “LAMTUMIRË YLL”.
Margarita Xhepa u lind më 2 prill të vitit 1934, në qytetin e Lushnjës, prej ku nisi edhe hapat e parë drejt karrierës së saj. Gjatë karrierës së saj, aktorja e madhe Margarita Xhepa ka krijuar mbi 150 role në teatër.
Casillas del kundër që ta emërojnë Mourinhon trajner të Real...
Trump thotë se lufta në Ukrainë është afër përfundimit
Kjo do të jetë top 20-ja e PDK-së në listën zgjedhore
Qeveria e Serbisë ndan buxhet për organizatën e lidhur me kr...
Nisin hetimet lidhur me dyshimet për keqpërdorime në QKUK dh...
Murati: Kurti ka kërkuar që Bondsteel të jetë bazë e përhers...