Gjatë ditës së sotme, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministrin në detyrë, Besnik Bislimi priti në takim ministrin në detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal dhe kryetarin e partisë Iniciativa e Re Demokratike e Kosovës (IRDK), Elbert Krasniqi.
Në një komunikat për media, Zyra e Kryeministrin njofton se është diskutuar mbi formimin e qeverisë së re pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku Lëvizja Vetëvendosje doli fituese, transmeton Arbresh.info.
Ky takim ishte pjesë e konsultimeve të cilat po zhvillohen nga kryeministri me partitë politike të pakicave. Prezent në takim ishte dhe deputeti e anëtari i partisë IRDK, Fridon Lala.
“Kryeministri Kurti e falënderoi z. Krasniqi për bashkëpunimin e ngushtë gjatë këtij mandati qeveritar dhe punën e zhvilluar. Nga ana e tij, kryetari i IRDK-së Elbert Krasniqi konfirmoi gatishmërinë e plotë për vazhdimin e këtij bashkëpunimi të frytshëm si dhe mbështetjen ndaj kryeministrit Kurti në formimin e qeverisë së re”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Rrëshqitje gurësh në rrugën Pejë-Rugovë, vështirësohet qarku...
Bllokohet qarkullimi në aksin Qafë Thore-Theth, shkak ortekë...
Kaja Kallas i përgjigjet ShBA-së: Evropa ka një standard jet...
Haxhiu pret përfaqësuesit e komunitetit Ashkali: Diversiteti...
Erërat e forta lënë pa rrymë qendrën e skijimit në Brezovicë
Hoxhaj takon Stoltenberg në Mynih: Bashkëpunimi vazhdon që n...