Trepça ’89 ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme në udhëtim tek Drenica, duke triumfuar me rezultat 0-2, në kuadër të xhiros së 20-të në Ligën e Parë, grupi A.
Golat për mysafirët u realizuan nga Chinwendu në minutën e 13-të dhe Ardian Hasani dhjetë minuta para fundit të takimit, shkruan Arbresh.info.
Me këtë fitore mitrovicasit ngritën në pozitën e dytë me 37 pikë dhe kanë katër më pak se Drenica liderë.
Tashmë gara për inkuadrim në Superligë është e zjarrtë nga ky grup.
Javën e ardhshme Drenica luan një tjetër derbi ku takohet me Lirinë e Prizrenit kurse Trepça ’89 takohet me Mitrovicën.
Kujtojmë se skuadra e cila përfundon në pozitën e parë do të inkuadrohet direkt në Superligë kurse pozita e dytë elitën e futbollit kosovar e kërkon nga barazhi./Arbresh.info
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...
Prehet torta në dasmën e Klodit dhe Elijonës
Zyrtare: Liria ndan rrugët me Liridon Lecin
Tërmet në Kosovë, ja ku ishte epiqendra
Vetura përplaset me kalin në Lushnje, plagoset një person, n...