Eksploruesja, 32 vjeçare Camilla Hempleman-Adams është bërë gruaja e parë që ka përshkuar e vetme ishullin më të madh të Kanadasë, Baffin.
Duke ecur 241 km në këmbë dhe me ski, ndërsa tërhiqte një sajë nëpër ishullin Baffin, Camilla Hempleman-Adams rezistoi me temperatura deri në -40C dhe erërat prej 75 km/h, raporton BBC
32-vjeçarja britanike nga Wiltshire kishte shpresuar ta përfundonte sfidën për 14 ditë, por e përfundoi një ditë më shpejt se sa pritej. Ishulli i Arktikut, që është i pesti më i madhi në botë, është kryesisht i pabanuar dhe ndodhet në Kanadanë veriperëndimore, mes kontinentit dhe Grenlandës.
Ajo tha “Kanë qenë dy javë vërtet të vështira, por dy javë të pabesueshme”. Ndihem goxha e rraskapitur, kam këmbë shumë të dhimbshme, por është mirë të kthehem në qytetërim”.
Ndue Përgjokaj dhe Dukagjini ndajnë rrugët
Raportohet për një të vrarë në Majac të Podujevës
Shefi i gjigantit të naftës: Nëse lufta zgjat më shumë se gj...
Vazhdojnë tensionet në protestën e opozitës shqiptare, digje...
Roma fiton ndaj Lecces, mban gjallë shpresat për Ligë të Kam...
Kosova shënon fitore ndaj Bosnjës, por e pamjaftueshme për t...