Liverpool po e fiton garën me Man Utd për të nënshkruar me mbrojtësin e majtë Milos Kerkes.
The Sun ka raportuar se përveç Djajve të Kuq, luftën për t’i siguruar shërbimet e hungarezit do ta humbas me Liverpoolin edhe Real Madridi.
Reprezentuesi hungarez pritet të transferohet në Anfield për një tarifë prej 50 milionë funtesh.
20-vjeçari ka qenë një nga lojtarët më të spikatur për skuadrën e Andoni Iraolës këtë sezon, duke tërhequr vëmendjen e klubeve të Ligës Premier.
Kerkez, një mbrojtës i majtë shumë i kërkuar, gjithashtu ishte lidhur me një lëvizje në Old Trafford, por Liverpool është i bindur për kompletimin e marrëveshjes.
Reds tani janë gati të fitojnë garën për nënshkrimin e tij, duke shtuar thellësi në opsionet e tyre mbrojtëse.
Rol të madh në vendimin e Kerkez ka pasur edhe bashkëkombësi i tij Dominik Szoboszlai i cili gjithashtu luan te Liverpooli. /Telegrafi/
Ministrat e Jashtëm të NATO-s përfundojnë samitin dy ditor n...
Sot zgjedhjet për kryetar të PD-së, Sali Berisha në garë i v...
Pensionohet Podolski, kampioni i botës
Publikohen çmimet e reja të derivateve në Kosovë
Elezi: Më 6 qershor votohet në 17 ambasada dhe 13 konsullata...
Shtetasi turk nxjerr thikë brenda stacionit policor në Prish...