Një shtetas turk është arrestuar në Prishtinë për prodhim dhe shpërndarje të produkteve të dëmshme mjekësore.
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit ka gjetur tek ai botoks në vlerë rreth 150 mijë euro.
Me këtë rast i janë sekuestruar edhe 11,160 euro para kesh.
“Prishtinë 28.03.2025. Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë, pas sigurimit të provave ka ndaluar një të dyshuar mashkull shtetas turk, tek i cili kanë gjetur një sasi të materialit që përdoret në mjekësi (botoks). Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur edhe një sasi tjetër e materialit të njëjtë që është sekuestruar nga Inspektorët e Ministrisë së Shëndetësisë. Vlera totale e materialit të sekuestruar sipas çmimit në treg sillet rreth 150 000 €. Në cilësi të provave materiale nga i dyshuari janë sekuestruar edhe 11 160€ para kesh. Në konsultim me prokurorin i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info/
ShBA-ja thotë se Izraeli e Libani janë pajtuar për ta zgjatu...
SPAK godet grupin kriminal për trafik heroine në Shqipëri d...
Trajneri i West Ham: `VAR po krijon shumë dyshime në Premier...
Cikloni i fuqishëm godet vendin të shtunën: Shqipëria, Maqed...
Ola shkon tek Adioni në Gjakovë, pozon krah vjehrrinjve
OKB paralajmëron për krizë urie në Sudan