Bordi i Drejtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës ka aprovuar tarifat me të cilat kapacitetet e KEK-ut do t’u ofrohen partnerëve afaristë, KEDS/KESCO dhe KOSTT për periudhën e ardhshme tarifore, që do të fillojë më 1 prill 2025 dhe do të përfundojë më 31 mars 2026.
“Tarifat e aprovuara për këtë periudhë janë si vijon: Për KESCO – shërbimi universal: 29.50 € për MW/h; Për KEDS – humbjet në rrjete: 36.00 € për MW/h; Për KOSTT – humbjet në transmision: 36.00 € për MW/h”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
Tutje në njoftim theksohet se tarifat e prodhuesit KEK kanë mbetur të pandryshuara që nga viti 2019.
“KEK vazhdon të mbetet kontribuuesi kryesor në sigurimin e çmimit më të ulët të mundshëm të energjisë elektrike në rajon dhe më gjerë, pavarësisht vështirësive të prodhimit, investimeve kapitale në mirëmbajtjen e teknologjisë, si dhe sfidave të tjera që KEK ka hasur gjatë periudhës së pandemisë dhe krizës globale energjetike që ka pasuar pas luftës në Ukrainë”, theksohet më tej në njoftimin e kësaj korporate.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026