Gjashtë shtete rrezikojnë të mos marrin pjesë në Kupën e Botës 2026 për shkak të masave që Donald Trump po synon të marrë së shpejti.
Kupa e Botës do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Meksikë dhe Kanada nga qershori deri në korrik vitin e ardhshëm.
Tri shtetet nikoqire, duke përfshirë Japoninë dhe Zelandën e Re, janë pesë kombëtaret të cilat kanë siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në këtë kompeticion.
Në ndërkohë, kombëtaret e mëdha si Brazili, Argjentina, Anglia, Italia, Gjermania, Spanja, Franca dhe Holanda, së fundmi e nisën kampanjën e tyre kualifikuese gjatë muajit mars.
Megjithatë, disa kombe më pak të njohura në botën e futbollit, duke përfshirë një kombëtare që tashmë është kualifikuar, mund të rrezikojë të mos luajë në këtë kompeticion për shkak të kufizimeve të udhëtimit që janë propozuar nga Trump.
Siç ka raportuar New York Times, administrata e Trump po konsideron t’i bëjë objektiv qytetarët e 43 shteteve, që do të thotë se ata mund të mos kenë të drejtë të konkurrojnë në Kupën e Botës pavarësisht nëse arrijnë kualifikimin.
Irani tashmë është kualifikuar, por ata mund të vendosen në listën e zezë siç ka raportuar NY Times.
Gjashtë kombëtare të tjera të cilat rrezikojnë ta kenë fatin e Iranit janë Sudani, Kameruni, Burkina Faso, Cape Verde, DR Congo dhe Venezuela./Telegrafi/
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur
Muçi i jashtëzakonshëm, realzion dy gola ndaj Goztepes
Arian Tahiri pjesë e listës së kandidatëve për deputet nga P...
Haradinaj publikon listën me 110 kandidatët për deputet në z...
Spektakël në Gjakovë: Hellems, hero i kuqezinjve ndaj kampio...
Abdixhiku e publikon listën e LDK-së me emrat e 110 kandidat...