Osmani: FSK po marshon fuqishëm në avancimin si forcë moderne

10:46 | 28 Mars 2025
K.B

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po merr pjesë në ceremoninë e certifikimit të rekrutëve të FSK-së.

Para të pranishmëve, Osmani tha se FSK-ja po marshon fuqishëm në avancimin si forcë moderne.

Osmani shprehi mirënjohje për aleatët për ndihmën ndaj Kosovës, teksa rekrutëve të rijnë iu tha se me këtë uniformë që sot mbajnë të veshur, mbajnë emrin e Republikës së Kosovës.

“Ushtria nuk është thjeshtë një forcë e armatosur është një përkushtim ndaj sigurisë dhe një garanci për paqen. Ju jeni bërë pjesë e një misioni të shenjtë. Ju keni kaluar një rrugëtim me plotë sfida, ju nuk mbani vetëm një titull por edhe një përgjegjësi shumë të madhe. Ju jeni pjesë e një force që çdo ditë po rritet. Rruga jonë euroatlantike është e çartë me përgatitjen e ushtarëve tanë po dëshmoni që Kosova ka një ushtri të denjë. FSK po marshon fuqishëm në avancimin si forcë moderne. Ju të gjithë sot që u betuat jeni pasardhës të denjë të ushtrisë çlirimtare të Kosovës”, tha Osmani.

“Mbajeni këtë uniformë me krenarinë më të madhe. Edhe sot shprehim mirënjohje për aleatët tanë për ndihmën e vazhdueshme. Ju jeni trashëgimtarë dhe mbrojtës së lirisë së Kosovës, ju jeni energjia e forcës së re të ndërtuar mbi paqen. Sot ju do të bëni betimin tuaj si ushtar kjo është një angazhim i shenjtë që do të ju udhëheqë gjatë gjithë jetës së juaj ushtarake. Në këtë ditë të veçantë shpreh mirënjohje për familjet tuaja që ju kanë qëndruar pranë. Me këtë uniformë që mbani sot mbani emrin e Republikës së Kosovës, ju jeni ata që do ta mbroni ushtrinë çlirimtare të Kosovës. Shteti jonë ka nevojë për ju”, deklaroi Osmani./Arbresh.info/