Presidenti i Republika Srpska, Milorad Dodik, ka pranuar se pala izraelite i sinjalizoi atij se prania e tij në konferencën për antisemitizmin përbënte një problem diplomatik.
Të mërkurën, me kërkesën e tij, Dodik ka dhënë një intervistë për një medium në Jerusalem, ku ka mbërritur me qëllim, siç tha ai, të paralajmërojë për rritjen e antisemitizmit dhe të nxjerrë në pah “lidhjen historike midis popullit serb dhe hebre”.
Megjithatë, vetëm një ditë më vonë, vëmendja u largua nga ajo temë – Gjykata në Sarajevë lëshoi një urdhër arresti ndërkombëtar për të me akuzën për cenim të rendit kushtetues të Bosnjë-Hercegovinës dhe mosrespektim të vendimeve të Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë (OHR).
Ndërkohë, Dodik u largua papritur nga një konferencë për antisemitizmin, duke qëndruar atje vetëm për një orë.
“Erdha në Izrael për të folur kundër antisemitizmit dhe në vend të kësaj e pashë veten duke qenë një mysafir i padëshiruar”, tha ai në një intervistë me The Jerusalem Post, përcjell Telegrafi.
Duke folur për pozicionin e tij politik, Dodik përsëriti pretendimet për “imponimin e vlerave liberale perëndimore” në Ballkan dhe akuzoi SHBA-në dhe BE-në, siç tha ai, për politika ndërhyrëse.
“Ata u përpoqën për 30 vjet që t’i zgjidhnin gjërat sipas mënyrës së tyre dhe dështuan. Është koha që ne – serbët – të vendosim për të ardhmen tonë”, citohet të ketë thënë ai.
Dodik, i cili njihet për lidhjet e tij të ngushta me Vladimir Putinin, ka kritikuar gjithashtu sanksionet perëndimore kundër tij.
Fabjola Elezaj thyen heshtjen pas daljes nga “Ferma VIP”
Ilir Meta nga gjyqi përshëndet të pranishmit me dy gishtat l...
Irani hedh poshtë kritikat e Trump për kërkesat e përfundimi...
Limaj kërkon të bashkohet me listën e PDK-së, Lladrovci: Ësh...
Specialja kundërshton interpretimin e raportit britanik, aku...
Kurti në Gjermani: Kosova ka potencial të madh në teknologji...