Presidentja Vjosa Osmani, një ditë pas njohjes së Kosovës nga Kenia, ka zhvilluar një bisedë me presidentin e këtij vendi, William Ruto, me të cilin kanë diskutuar për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike.
Në një postim në “X”, ka thënë njohja e Kosovës nga Kenia është një akt i vërtetë miqësie “që forcon pozitën tonë globale dhe përpjekjet tona të përbashkëta për paqe dhe siguri”, shkruan Arbresh.info.
“Shpreha mirënjohjen e thellë në emër të popullit të Kosovës dhe rikonfirmova përkushtimin tonë për vendosjen e shpejtë të marrëdhënieve diplomatike”, ka shkruar Osmani.
Tutje ajo ka thënë se kanë vazhduar bisedën nga takimet e tyre të mëparshme për mundësitë për thellimin e bashkëpunimit në tregti, arsim, turizëm dhe fusha të tjera me interes të përbashkët.
“Të dyja vendet tona janë të përkushtuara për hapjen e misioneve diplomatike si një hap konkret drejt një partneriteti të fortë dhe të qëndrueshëm, siç kemi diskutuar prej disa kohësh”.
Osmani tha se “Kenia mund të llogarisë në Kosovën si aleate dhe partnere të vërtetë. Fillon një kapitull i ri i partneritetit!”./Arbresh.info/
Today, I spoke again with President @WilliamsRuto following Kenya’s recognition of Kosovo—an act of true friendship that strengthens our global standing and our joint efforts for peace and security.
I expressed deep gratitude on behalf of the people of Kosovo and reaffirmed our… pic.twitter.com/76W29QRINk
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 27, 2025
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...