Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka theksuar se data 27 mars shënon datën kur Ferdonije Qerkezi pa për herë të fundit pesë anëtarët e familjes së saj: bijtë Artanin, Armendin, Ardianin, Edmondin dhe bashkëshortin e dashur Halimin.
Kryeministri ka theksuar se, pas humbjes tragjike, “Nëna Ferdonije tani jeton pesëfish vetminë.
Ai ka shtuar se tani, Nëna Ferdonije nuk është më vetëm, ajo ka një popull të tërë krah saj.
“Familja gjashtë anëtarëshe Qerkezi kishte traditë të bukur: çdo datë të veçantë e shënonte si festë. Kaq falënderues ishin për çdo bekim që jeta u kishte dhënë. Festohej çdo ditëlindje e festë tjetër në familjen e ngushtë, e që ishte mjaft e madhe. Tash, Nëna Ferdonije e jeton pesëfish vetminë. Katër djemtë dhe burrin nuk i sheh. I mungojnë çdo ditë, mëngjes e mbrëmje. Nuk i ka. Tash, ajo e ka një popull të tërë krah saj. Ne të gjithë e mendojmë, e kujtojmë dhe bashkëndjejmë me të gjithmonë, por sidomos më 27 mars. Kjo është data që tani shënon Nëna Ferdonije. Dita kur në vitin 1999 ajo pa për herë të fundit pesë anëtarët e familjes, bijtë e saj të shtrenjtë: Artanin, Armendin, Ardianin e Edmondin dhe bashkëshortin e dashur Halimin. Ata u rrëmbyen me dhunë dhe u zhdukën nga forcat e armatosura të Serbisë”, tha ai.
Kurti ka theksuar gjithashtu se shtëpia e familjes Qerkezi tani është muze, dhe se Nëna Ferdonije është simbol i qëndresës sonë kombëtare
“Shtëpia e familjes Qerkezi tani është muze. Datat që shënohen, janë ditët e kujtesës dhe dhembjes. Nëna Ferdonije është simbol i qëndresës sonë kombëtare. Zemra e saj është dëshmia më e fortë e qëndresës njerëzore. Ajo vetë është ruajtësja e fuqishme e kujtesës për gjenocidin serb në Kosovë. Dhembja e saj është detyrimi ynë, që kurrë të mos harrojmë”, pohon Kurti./Arbresh.info
Kuvendi mblidhet në orën 15:00, në rend dite ratifikimi i ma...
Avokati kryesor i Rexhep Selimit: Duhet të shpallet i pafajs...
Komisioni për Buxhet miraton buxhetin e vitit 2026, radha te...
Aksion i madh në Çarshinë e Gjatë në Pejë, cak argjendaritë
Mbrojtja e Selimit: Selimi duhet të shpallet i pafajshëm, kë...
Mblidhet Komisioni për Integrime, shqyrton marrëveshjet ndër...