Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar në Gjilan, i cili është akuzuar për kanosje dhe detyrimin e një gruaje që t’i jepte shuma të ndryshme parash.
Sipas autoriteteve, periudha e veprimeve të dyshuara shtrihet nga 29 maji 2024 deri më 26 mars 2025.
Pas denoncimit dhe hetimeve të kryera nga organet e rendit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.
“Gjilan, 29.05.2024-26.03.2025, NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti duke e kanosur e kishte detyruar viktimën femër kosovare ti jap shumë të ndryshme parash. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raport./Arbresh.info
U vetëplagos me armë zjarri, humb jetën gjatë rrugës për në ...
Organizata e Trupave të Gardës Revolucionare Islamike shpall...
Real Madridi po e shqyrton seriozisht rikthimin e Jose Mouri...
Masakra me 8 viktima në Luiziana, 7 fëmijët e autorit mes të...
Qeveria emëron kryetarin e Bordit të Telekomit
Lëvizte me pistoletë me vete, arrestohet 32-vjeçari në Durrë...