Gjilani nesër luan sfidën derbi të qytetit ndaj Dritës në kuadër të xhiros së 26-të në elitën e futbollit kosovar.
Para ndeshjes në konferencë për media ka dal trajneri i Gjilanit, Ardian Nuhiu i cili ka folur për derbin, shkruan Arbresh.info.
Ai e ka cilësuar këtë sfidë si shumë të rëndësishme edhe në aspektinë e krenarisë.
“Ndeshje e rëndësishme sikurse në aspektin e pikëve, po ashtu në aspektin e krenarisë. Do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të marrë maksimumin nga kjo ndeshje”, ka thënë Nuhiu.
Nuhiu më tej ka folur për rëndësinë e derbit.
“Jemi në fazën finale të kampionatit dhe çdo ndeshje është e rëndësishme. Besoj fuqishëm te grupi dhe futbollistët që do të sillen sikurse janë të uritur në ndeshjen e nesërme, sepse përveçse janë të rëndësishme pikët për ne si skuadër, gjithashtu e rëndësishme që në derbi të bësh gjithmonë maksimumin, apo të mobilizohesh që të jesh gjithmonë te më e mira e jotja”, shtoi ai.
“Jemi të fokusuar vetëm te ndeshja e nesërme. Të tregojmë autoritet dhe personalitet, pastaj do të shohim edhe ndeshjet tjera. E dijmë që nuk do të jetë e lehtë, pasi që gjithë skuadrat kanë objektivat e tyre për të arritur, mirëpo ne do të shkojmë ndeshje pas ndeshje dhe do të përqendrohemi të arrijmë të marrim më të mirën”.
“Përgjegjësia është gjithmonë e imja për gjithçka që nuk do të shkojë mirë, për të cilën nuk dua të besoj. Ndërkohë për gjithçka që do jetë pozitive është meritë e futbollistëve”, përfundoi ai.
Derbi luhet me fillim nga ora 14:00./Arbresh.info
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...