Republika e Kenias sot ka njohur zyrtarisht Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Lajmi u bë i ditur nga ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, i cili me kontributin e tij edhe e solli këtë njohje.
Lidhur me këtë ka reaguar Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Ajo u shpreh se ky është një lajm i rëndësishëm në përparimin dhe forcimin e pozitës së Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan.
Postimi i plotë:
Mirëpresim vendimin e Republikës së Kenias për të njohur zyrtarisht Republikën e Kosovës, një lajm i rëndësishëm që thekson përparimin dhe forcimin e pozitës sonë në skenën ndërkombëtare dhe në kontinentin afrikan.
Nga takimi i parë që kemi pasur në vitin 2021 bashkë me Presidenten Vjosa Osmani me ish-Presidentin Uhuru Kenyatta, kemi parë rrugën graduale drejt njohjes reciproke.
Mezi presim ndërtimin e marrëdhënieve të mirëfillta diplomatike me Republikën e Kenias dhe fillimin e bashkëpunimit mes dy shteteve tona në fusha të ndryshme.
Rrufeja godet bagëtinë në Delvinë, ngordhin rreth 200 dele
Konjufca në Kaçanik: Qytetarët kërkojnë vazhdim të punëve dh...
Vuçiq konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-...
Aro Muric largohet nga grumbullimi, Kosova fton këtë portier
Pacolli në Podujevë: Bashkë ia qesim pikën
Prishtina gati për Katy Perry, Sunny Hill konfirmon performa...