Ministri i Zhvillimit Rajonal, Fikrim Damka, e ka quajtur të pabazë aktakuzën e ngritur sot nga Prokuroria Themelore në Prizren, ndaj tij dhe një personi tjetër, të afërm të tij, për sulm dhe kanosje.
Ai në një përgjigje për RTKlive ka thënë se pafajësia e tij do të vërtetohet në gjykatë.
“Aktakuza është e pabazë dhe besoj se në gjykatë do të sqarohet gjatë seancave, dhe do të vërtetohet pafajësia”, tha Damka për RTKlive.
Gjatë ditës Prokuroria në Prizren njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj ministrit Damka dhe një tjetër personi me inicialet F.D i vitit të lindjes 1992, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se secili veç e veç kanë kryer veprat penale “Sulmi” dhe “Kanosja”, më 9 shkurt, ditë kjo që në Kosovë mbaheshin zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen, të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit.
Ata ishin arrestuar mbrëmjen e së dielës së 9 shkurtit, ndërsa më 11 shkurt ndaj Damkës dhe familjarit të tij ishte caktuar masa e arrestit shtëpiak, pasi Gjykata Themelore në Prizren kishte refuzuar kërkesën e prokurorisë për caktimin e paraburgimit për dy të pandehurit.
Damkës i ishte ndërprerë masa e arrestit shtëpiak më 7 mars.
Kurti: Autostrada Duhël – Shtime – Banullë është prioritet n...
Trump: SHBA do të largojë uraniumin e pasuruar të nivelit të...
E hoqi nga ndjekësit, Olta me lëvdata të mëdha për Leonorën:...
Costa: Normalizimi me Kosovën, kusht për Serbinë në BE
FIFA ndalon shishet e ujit në Kupën e Botës, tifozët dhe eks...
Vrasja e policit, ministri Lamallari: Kam kërkuar nisjen e p...