Bashkimi Evropian ka miratuar 64.5 milionë euro parafinancim për Shqipërinë.
Fondi vjen në kuadër të Planit të Rritjes së Unionit për Ballkanin Perëndimor, dhe synon të përshpejtojë konvergjencën socio-ekonomike të rajonit me BE-në dhe të hapë rrugën drejt anëtarësimit.
Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato ka uruar Shqipërinë për atë që e quajti një moment të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE.
“Urime Shqipërisë për arritjen e një tjetër momenti të rëndësishëm në rrugëtimin e saj të anëtarësimit në BE. Plani i Rritjes nxit ekonominë, forcon sundimin e ligjit, mbështet një Shqipëri më të gjelbër dhe fuqizon kapitalin njerëzor. BE qëndron me Shqipërinë në rrugën e saj drejt anëtarësimit”, është shprehur Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato, shkruan TopChannel.
Deri në vitin 2027, Shqipëria ka mundësi të marrë deri në 922.1 milionë Euro gjithsej nga Mekanizmi i Reformës dhe Rritjes për Ballkanin Perëndimor në këmbim të reformave në shtetin e së drejtës dhe të drejtat themelore, energjinë e rinovueshme, ekonominë digjitale, kapitalin njerëzor dhe zhvillimin e sektorit privat.
Macron për dialogun me Rusinë: Bisedimet duan kohë, priorite...
“E paplotë dhe e mangët në mesazh”, LDK arsyetohet pse nuk v...
Ngrihet flamuri i UÇK-së në oborrin e UP-së si shenjë mbësht...
Vasfije Krasniqi mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë”, d...
Katër vetura përfshihen në aksident në Prishtinë, shtatë të ...
Tully: Pas qershorit 1999, Policia Ushtarake e UÇK-së nuk ka...