Kosova ka shkuar në epërsi pas pjesës së parë ndaj Islandës në ndeshjen e kthimit të play-offit në Ligën B të Nations League.
Rezultati pas 45 minutëshit të parë është 1-2, shkruan Arbresh.info.
Fillimisht islandezët shënuan në minutën e dytë me Oskarssonin.
Mirëpo kaq ishte nga ta pasi Kosova filloi iniciativën dhe këmbungulte për golin e barazimit.
Pas 35 minutash lojë, ai gol erdhi falë një aksioni shumë të bukur të cilin në gol e konkretizoi Muriqi.
Po i njëjti futbollist në minutën e tretë shtesë të pjesës shënoi edhe golin e dytë për “Dardanët”.
Ky rezultat e dërgon Kosovën në Ligën B të Kombeve./Arbresh.info
Stones pritet të largohet nga Man City në fund të sezonit
Trump: Iranianët po humbasin 500 milionë dollarë në ditë nga...
Shefja në detyrë e BE-së takon Kurtin, i prezanton gjetjet e...
Kryeministri Rama udhëton sot drejt Greqisë, merr pjesë në F...
Trump: Pa marrëveshje, Irani do përballet me probleme që nuk...
Babai vrau tetë fëmijë – një grua dhe një fëmijë thuhe...