Nga Ministria e Punëve të Brendshme bëjnë të ditur se nëpunës të SPB-Shkup dje kanë privuar nga liria F.A (26 vjec) dhe V.V (22 vjec) të dy nga Shkupi, për shkak se në lokal kanë lëshuar muzikë, me çka nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për shtatë ditë zi.
“Më 21/22.03.2025 në Shkup, në objektet hotelierike në zonën e Qendrës, zyrtarët policorë nga SPB Shkup kanë privuar nga liria F.A.(26) nga Shkupi dhe V.V.(22) nga Shkupi për shkak të dyshimit për kryerjen e veprës penale nga neni 387 të Kodit Penal. Gjatë ditës së djeshme në lokalet hoteliere ku ata janë përgjegjës është lëshuar muzikë, çka do të thotë se nuk është respektuar vendimi i Qeverisë për shtatë ditë zie. Menjëherë nga ana e zyrtarëve policorë t[ SPB- Shkup u është hequr liria personave përgjegjës dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve do të parashtrohen kallëzime përkatëse në lidhje me nenin 387 i Kodit Penal”, bëjnë të ditur nga MPB-ja./telegrafi
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën