Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë sonte (e premte) në udhëtim ndaj Anglisë në ndeshjen e rrethit të parë kualifikues për Kupën e Botës 2026.
Përzgjedhësi brazilian ka vendosur që në portë të startojë me Thomas Strakoshën.
Mbrojtja përbëhet nga Ivan Balliu, Naser Aliji, Arlind Ajeti dhe Berat Gjimshiti.
Në ndërkohë, në mesfushë nga minuta e parë do të luajnë Kristjan Asllani, Qazim Laçi dhe Ylber Ramadani.
Faza e sulmit përbëhet nga Jasir Asani, Nedim Bajrami dhe Myrto Uzuni.
Tek Anglia në anën tjetër nga minuta e parë do të luajnë yjet si Jude Bellingham, Harry Kane, Phil Foden, Marcus Rashford.
Formacionet zyrtare:
Anglia: Pickford, Walker, Rice, Konsa, Foden, Kane, Bellingham, Rashford, Burn, Jones, Lewis-Skelly.
Shqipëria: Strakosha, Balliu, Aliji, Ajeti, Gjimshiti, Asllani, Laçi, Ramadani, Asani, Bajrami, Uzuni./Telegrafi/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...